Milan dorëzoi kreun në Serie A por ky fakt nuk zbeh asgjë nga ajo që kuqezinjtë kanë arritur deri më tani, një paraqitje fantastike që ka kaluar çdo parashikim. Nga roli i Ibrës, trajneri Pioli dhe deri tek puna e bërë nga stafi drejtues, mbi të gjitha nga Maldini, janë disa nga elementët që kanë pasur një ndikim të madhe në këtë ecuri. Drejtori i deleguar i Milan, Ivan Gazidis, është ndalur tek individët e sipër përmendur duke nisur nga sulmuesi suedez: “Është vënë edhe një herë në lëvizje, nëse vazhdon kështu nuk është shoh asnjë pengesë pse të mos rinovojë. Nuk e di se si ia del, është një rast i rrallë, ka dëshirë dhe një motivim të jashtëzakonshëm, nuk kam parë kurrë më parë dikë të punojë si ai. Kjo është një sfidë e madhe për të dhe po shënon shumë gola, e gjithë skuadra është më të.

Rebic.milan.2019.20.pioli.1400x840
Rebic.milan.2019.20.pioli.1400×840

Pioli? Ka sjellë qetësinë, përqendrimin dhe modernizim, është një person i jashtëzakonshëm, një trajner i madh”, u shpreh Gazidis duke u ndalur më pas tek Maldini: “Ai është një legjendë e futbollit, tani po angazhohet në rolin e tij të ri. Ky Milan është ndërtuar me lojtarë të ri, pavarësisht se është Ibra, jemi skuadra e dytë me moshën më të re në pesë kampionatet kryesorë në europë, ekipi me moshën më të re në Serie A”, theksoi drejtori i deleguar i Milan.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb