Në prag të ndeshjes kundër Romës, Zlatan Ibrahimovic tha se thirrjet apo vërshëllimat kundrejt tij nuk përbëjnë aspak problem, përkundrazi e karikojnë më shumë.

Por ajo që ndodhi në “Olimpico” gjatë Roma-Milan shkoi shumë përtej rivalitetit normal sportiv. Pas golit të shënuar nga gjuajtja e lirë, Ibra brohoriti me krahët hapur drejt këndit të Romës, nga ku filluan koret e turpshme si kundërpërgjigje: “Ti je cigan”.

Këto kore u përsëritën pas golit 2-0 të Ibrës, gol që u anulua nga VAR, por edhe kur suedezi u largua nga fusha, teksa u zëvendësua nga Giroud. Në momentin e zëvendësimit, inspektorët e Prokurorisë Federale regjistruan korin që konsiderohet diskriminues për nga natyra.

Ata i kërkuan folësit të stadiumit të lexonin njoftimin për tifozët që të ndalonin sjelljen e paligjshme.  Një seri ulërimash raciste të drejtuara edhe ndaj Kessie-t pas një përleshjeje me Zaniolo-n, që çoi në paralajmërimin e mesfushorit të Milanit, janë gjithashtu është në shënjestër të hetimit që tashmë Prokuria ka hapur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb