Zlatan Ibrahimoviç raportohet se gjatë verës do të kalojë te Manchester Unitedi, në postin e asistentit të Jose Mourinhos.

Edhe pse Unitedi fitoi FA Kupën të shtunën, trajneri Louis Van Gaal pritet të humbë punën pasi nuk arriti të kualifikonte ekipin për Champions Ligë.

Ibrahimoviç, që u largua nga PSG, mbetet lojtar i lirë dhe, sipas “Sportsbladet”, do të kalojë në Old Trafford si asistent i Mourinhos.

Sipas raportimit, Ibra do të luajë për 12 muaj si futbollist ndërsa më pas do t’i bashkohet ish-trajnerit në kohën sa ishte te Interi.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb