Afrimi i Zlatan Ibrahimovic ndryshon balancat në sulmin e Milan. Gjigandi suedez do të marrin vendin e titullarit në shtëpinë e “djallit” duke bërë që kuqezinjtë të hapin një ankand për dy sulmuesit e tjerë, Piatek dhe Leao, një ndërmjet tyre duhet të largohet. Duke parë ofertat dhe interesimin, i sakrifikuari i parë pritet të jetë polaku.

Krzysztof Piatek Udinese Milan Serie A 1iv1t0f5vylsr142spgvyutapz
Krzysztof Piatek Udinese Milan Serie A 1iv1t0f5vylsr142spgvyutapz

Piatek ka dështuar këtë sezon për të udhëhequr sulmin kuqezi, golat e tij janë me pikatore duke bindur drejtuesit e klubit ta lënë të lirë. Interesimi për të nuk mungon ku menjëherë janë shfaqur kandidatët e parë. Laipzig ka bërë hapa përpara, me kubin gjerman që ka nisur një sondazh për të kuptuar nëse është i mundur një transferim i tij në Bundesligë.

Timo Werner
Timo Werner

Klubi gjerman kërkon një zëvendësues për Timo Werner për të cilin të shumë janë ekipet që kërkojnë ta transferojnë. Për momentin të dy palët, si Milan ashtu dhe Laipzig, kanë marrë kohë, tratativë e cila mund të rihapet shpejt. Jo vetëm Laipzig pasi për Piatek interesohet edhe Fiorentina e cila kërkon të formoj një dyshe sulmi Cutrone-Piatek.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: