E ardhmja e Zlatan Ibrahimovic mund të jetë në Monza. Në Francë janë pothuajse të bindur, sulmuesi suedez do të largohet nga Milani në fund të sezonit për t’u bashkuar me klubin i cili ka në nivel drejtues miq të vjetër të tij si Galliani apo Berlusconi.

Mediat bëjnë me dije se shanset që Zlatan të mund të bëjë këtë transferim brenda Italisë janë më shumë se 90% (ka marrëveshje verbale), duke qenë se kontrata e tij me kuqezinjtë skadon më 30 qershor.

Pasi arriti mbijetesën, Monza po mendon për  merkato, duke shpresuar se Ibra do të ketë akoma për të dhënë për futbollin. Vetëm 4 paraqitje të futbollistit për këtë sezon tregojnë se forma nuk është më e mira e mundshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: