Zllatan Ibrahimovic dhe Stefano Pioli pritet të jenë dy të larguarit e parë nga Milan në fund të këtij sezoni. Ndryshe nga Ibra, i padiskutueshëm në sulmin kuqezi është Ante Rebic. Kroati ka fituar një vend edhe në formacionin e Ralf Rangnick me këtë të fundit që ka dhënë bekimin e tij, mbetet vetëm për tu përcaktuar se kush do të jetë partneri i tij sezonin e ardhshëm. Një ide në shtëpinë e “djallit” qarkullon prej kohësh, bëhet fjalë për Luka Jovic, një opsion që po merr gjithnjë e më shumë kuota pasi drejtuesit e Milan po studiojnë formulën që mund ta sjell në Milano.

Jovic
Jovic

Problemi i vetëm me sulmuesin serb është paga e tij sezonale, shumë e lartë për Milan. Real Madrid mund të bindet për ta lënë të lirë lojtarin në formë huazimi, fundja sulmuesi serb nuk i ka bindur në asnjë moment. Milan dëshiron të transferoj lojtarin në formë huazimi për dy sezone por pa qenë të detyruar të blejnë kartonin e tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb