Zltan Ibrahimovic dhe Milan kanë gjetur akordin total për të vijuar bashkëpunimin ndërmjet tyre. Në Itali shkojnë edhe më tej duke zbuluar edhe detajet e kontratës të cilin sulmuesi suedez pritet të firmos. Ibra do të përfitojë afro 7 milion euro, por në këtë shumë janë të përfshira disa bonuse individuale si golat, prezencat personale dhe ato me skuadrën. Baza e këtij akordi nis me 6,5 milion euro neto ndërsa parashikohet edhe 500 mijë euro bonus në rast kualifikimi për në Champions League. Kuqezinjtë duken të kënaqur me rendimentin e Ibrës këtë sezon, sulmuesi vërtetoi se është një pikë referimi në majën e sulmit, i aftë të bëjë një repart i vetëm.

Ibrahimovic
Ibrahimovic

15 gola ka realizuar Ibra në këtë sezon të Serie A, po aq sa Martinez apo Insigne dhe një më shumë se Ciro Immobile. Milan është shumë larg garës për titull në Serie A por prezenca në Champions League do të ishte një sukses i rëndësishëm, ky është objektivi kryesorë edhe i Ibrës i cili dëshiron të rikthehet të luaj edhe një herë në këtë turne.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: