Zlatan Ibrahimovic ndalon sërish. Raportohet se suedezi ka pësuar për një dëmtim në kofshë dhe gjendja e tij do të vlerësohet nga java në javë. Muaji prill është në rrezik (të paktën dy javë jashtë), me sulmuesin që nuk është në listën e UEFA-s dhe nuk do të luajë në dy ndeshjet kundër Napolit të vlefshme për çerekfinalet e Champions League.

Në këto kushte, trajneri Pioli duhet të bëjë zgjedhje të tjera. 41-vjeçari Ibra ka luajtur shumë pak këtë sezon, vetëm katër paraqitje në kampionat.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: