Zlatan Ibrahimovic është në ndeshjet e tij të fundit me Milan. Nëse kishte pak shpresa për rinovimin e kontratës, ato janë shuar nga vetë sulmuesi 38-vjeçar në intervistën e dhënë për “Sportëeek”, suplementi javor që publikohet nga prestigjozja sportive “La Gazzetta Dello Sport”.

055114727 286a9139 325e 4bd3 A5d9 14e1941c2a07
055114727 286a9139 325e 4bd3 A5d9 14e1941c2a07

Duke folur në vetëm e tretë, suedezi ka paralajmëruar atë që konsiderohet si një “divorc” i pashmangshëm. “Ibra luan për të fituar diçka ose në të kundërt ai qëndron në shtëpi. Do të shohim se çfarë do të ndodhë me klubin. Nëse kjo është situata, për të qenë e sinqertë, nuk ka gjasa të më shihni në Milano sezonin e ardhshëm. Ibra nuk është një lojtar për Europa Ligë dhe Milani nuk është një klub që i përket Europa Ligës”, është shprehur Zlatan, që më pas ka zeruar çdo mundësi që ai të vazhdojë karrierën me skuadrën kuqezi me Ralf Rangick në pankinë.

Jpg
Jpg

“Unë as nuk ia kam idenë kush është ky”, ka qenë komenti i Ibrahimovic për teknikun gjerman, që nëse do të përkthehej në gjuhën e futbollit atëherë do të ishte një “ndërhyrje me takat lart”.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: