Ai është 41 vjeçar dhe mund të ftohet përsëri nga Kombëtarja. Trajneri i Suedisë, Janne Anderson do të marrë të mërkurën vendimin përfundimtar nëse Zlatan Ibrahimoviç do grumbullohet për sfidat kualifikuese të Europianit ndaj Belgjikës dhe Azerbajxhanit.

“Të mërkurën do ta dini nëse ai do të luajë me ne apo jo. Unë kam thënë tashmë se nëse ai është në formë dhe i shëndetshëm, edhe nëse nuk është në gjendje të  luajë titullar, ai përsëri mund të japë një shumë për sa i përket angazhimit dhe lidershipit. Ai mund të bëjë si në Milan, ku luan pak, por jep shumë” – tha Anderson.

Takimi i fundit kur sulmuesi ka veshur fanellën e verdhë daton në mars 2022, në atë ndeshje ndaj Polonisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: