Zlatan Ibrahimovic nuk e ka ndërmend të dorëzohet, pasi do luajë me Suedinë edhe pse është 41-vjeçar.

“Gjithmonë ka shumë pyetje rreth moshës sime. U bëra lojtari më i vjetër që shënoj në Serie A, por unë i dua rekordet për atë që bëj, jo sepse jam i vjetër”.

Ibra mund të ishte larguar që vjet pas triumfit me Milanin “Do të kishte qenë shumë e lehtë, të hiqja dorë pas një fitoreje. Me të vërtetë shumë e lehtë. Edhe pas dëmtimit nuk kam menduar kurrë që të dorëzohem, sfidat më japin adrenalinë”.

E ardhmja: “Kam shumë oferta por nuk dua të mendoj për to tani, ndihem akoma një lojtar. Të gjithë më pyesin si jam, por këtë pyetje duhet t’ia bëjnë shokëve të skuadrës, 20-vjeçarëve me të cilët luaj, se çfarë mendojnë” – Tha ai nga grumbullimi.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: