Zërat e një rikthimi të mundshëm të Zllatan Ibrahimovicc në Itali, kanë ndezur thashethemet e merkatos me shumë klube që pretendojnë shërbimet e gjigantit suedez, që i ka dhënë fund aventurës së tij në Amerikë pak ditë më parë. Nga Bolonja te Milani apo Fiorentina, janë të shumta klubet që janë përfolur si një destinacion i mundshëm i pykës suedeze.

Madje Fiorentina e ka shfrenuar më tej fantazinë, teksa ka postuar në Twitter një foto të sulmuesit me një fanellë vjollcë në shpinë, që i takon ndeshjes Milan-Fiorentina 1-2, ku golin për kuqezinjtë e ka shënuar pikërisht Ibra, shoqëruar me komentin “Mezi presim të të shohim sërish në Itali”. Por fantazive u ka dhënë fund presidenti Roko Komizo, që me një batatutë ka deklaruar: “Jo nuk vjen, jam unë plaku ketu, mjafton me kaq”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb