Zlatan Ibrahimovic u largua nga stërvitja me kombëtaren e Suedisë vetëm 15 minuta nga nisja e saj. Por alrmi në klubin e Milanit për një tjetër dëmtim të sulmuesit është shuar shpejt. Mediat suedeze bëjnë të ditur se gjithçka ishte parashikuar. Duke cituar burime pranë kombëtares, ato shprehen se Ibra dhe stafi teknik ishin dakortësuar, që lojtari të zhvillonte vetëm pjesën e parë të seancës me skuadrën dhe më pas të vijonte stërvitjen e personalizuar në palestër.

Ibrahimovic Afp
Ibrahimovic Afp

Kështu, te Milani mund të jenë të qetë, megjithëse aspak të lumtur pasi ndryshe nga sa ishte folur, Ibrahimovic do të qëndrojë me kombëtaren edhe për ndeshjen miqësore të së mërkurës, përpara se të kthehet në Milano.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb