Milan ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri të Seri A. Tre fitore në po aq ndeshje të luajtura janë një tregues I formës për kuqezinjtë e Stefano Piolit. Në rrugën e “Djallit” është Inter, ndërsa derbi i së shtunës do të tregojë nëse Milani është rritur me të vërtetë. “Ne kemi identitetin tonë dhe filozofinë tonë të lojës, por në futboll testet nuk mbarojnë asnjëherë.

Pioli Milan Conferenza
Pioli Milan Conferenza

E dimë që na pret një sfidë e vështirë dhe jemi munduar të përgatitemi si duhet në atë pak kohë që kishim në dispozicion. Them se jemi gati”, është shprehur Pioli në konferencën zyrtare përpara sfidës. I gatshëm për Milanin është Zlatan Ibrahimovic. “Kishte një problem, por për fat ia doli dhe tani është aty me ne, plot buzëqeshje e dëshirë për të bërë mirë. Është stërvitur vetëm një javë dhe nuk e di sa minuta mund të ketë në këmbë”, ka thënë trajneri Milanit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb