Zlatan Ibrahimovic nuk i ka shpëtuar pezullimit, por gjithesi ka evitur një dënim më të rëndë siç i druhej sulmuesi dhe Milan. Gjykata Sportive vendosi që suedezi të qëndrojë jashtë fushe vetëm një ndeshje si dhe të paguajë 5 mijë euro gjobë, pas kartonit të kuq në ndeshjen e së shtunës kundër Parmës. Ibra u ndëshkua në minutën e 60-të pas një debati me arbitrin Mareska, që keqkuptoi fjalët e futbollistit.

065944609 D241ed1a 3e5e 4f12 997e 60c502ee5139
065944609 D241ed1a 3e5e 4f12 997e 60c502ee5139

Gjyqtari në raportin e tij për ndeshjen nuk e fali, por gjithsesi nuk e rëndoi më shumë pozicionin e Ibrahimovic. Pas publikimit të audios të debatit mes sulmuesit dhe arbitrit, Gjykata Sportive e cilëson si sjellje provokuese atë të suedezit, por përjashton “fyerjen” ndaj zyrtarit të ndeshjes që do të sillte një pezullim të gjatë për lojtarin. Në këtë mënyrë, Zlatan do të mungojë në ndeshjen e së dielës kundëe Genoa, ndërsa do të kthehet më pas në fushë për sprintin final të Milanit në objektivin për një vend në Champions League.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb