Milan ka vendosur Zlatan Ibrahimovic në krye të projektit për të ardhmen dhe vetë sulmuesi suedez është gati të marrë përsipër këtë detyrë. Pas një periudhe të vështirë, ku palët dukeshin shumë larg, gjërat kanë ndryshuar dhe sipas mediave italiane Ibra i është përgjigjur pozitivisht mundësisë për rinovimin e kontratës edhe për sezonin e ardhshëm. Por deri te firma ka ende kohë, pas sulmuesi kërkon garanci, duke nisur nga një projekt të rëndësishëm që do të kthejë skuadrën kuqezi më kompetitive.

2813861 58042248 2560 1440
2813861 58042248 2560 1440

Po ashtu, një kusht është edhe trajneri. Që nga dita e parë në Milanello, u kuptua që Zlatan Ibrahimovic krijoi një raport shumë të mirë me Stefano Pioli. Vetë tekniku nuk e ka fshur asnjëherë vlerësimin e tij për futbollistin, duke i lejuar hapësirat që kërkon të formacion. Madje, që pas transferimit të tij në merkaton e dimrit, skemat e skuadrës kuqezi u adaptuan për Ibra, që nga ana e tij e shperbleu besimin. Për këtë arsye, duke qëndruar në atë që raportojnë mediat përtej Adriatikut, sulmuesi suedez ka vendosur si kusht për rinovimin e kontratës edhe konfirmimin në pankinë të Stefano Pioli.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb