Zllatan Ibrahimoviç ka zgjedhur që të largohet nga Milani në përfundim të kontratës, ose më mirë, në përfundim të sezonit. Suedezi ishte kthyer me fanelën kuqezi në janar duke firmosur një akord prej gjashtë muajsh dhe opsionin për vitin e ardhshëm, por rinovimi nuk do të bëhet. Nuk bëhet fjalë për çështje fizike ose ekonomike, pengesa tashmë është ambienti.

Ibra e do Milanin, por sezoni i ardhshëm nuk është ai që gjeti në fillim të këtij viti. Lamtumira e Bobanit dhe largimi i mundshëm i Maldinit kanë lënë gjurmë te sulmuesi i cili është i aftë ta marrë skuadrën në shpinë, por po ashtu t’i japë fund një martese për të cilën nuk është më i bindur.

Skenarin e sjell “La Gazzetta Dello Sport”, skenar që kishte nisur të përvijohej që përpara emergjencës së koronavirusit. Zllatani ka mbetur i zhgënjyer ka ndryshimi i kursit kuqezi, lamtumira e Bobanit dhe zërat reth Rangnikut.

Sapo të jetë e mundur, 38-vjeçari do të takojë Gazidisin dhe do t’i komunikojë vendimin e tij, për ta mbyllur pas vetëm 6 muajsh eksperiencën e tij të dytë me fanelën kuqezi. Jo më kot kanë nisur dhe zërat për një afrim të mundshëm të polakut Milik.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb