Nga: JETON SELIMI

I intervistuar nga SRF Sport, Zllatan Ibrahimoviç ka marrë në mbrojtje Pol Pogbanë, i kritikuar shumë pas ndeshjeve jo të mira të këtij fillimsezoni me Junajtidin.

“Të gjithë personat xhelozë që flasin për Pogbanë do të hanë mbrabsht fjalët e tyre që kanë thënë kundër tij. Pol vetëm mund të rritet si lojtar dhe kur ta bëjë, të gjithë do të bien në këmbët e tij. Raporti im me të është i thjeshtë. Unë flas, ai dëgjon. Pol është një lojtar me një talent të pabesueshëm dhe duhet të jemi realist, të gjithë po e vënë nën presion Pogbanë në këtë periudhë. Nuk e njihja Polin më parë, por tani që po e njoh mund t’ju them se është një djalosh që punon shumë, kërkon të përmirësohet dhe ka mendësinë e duhur. Të mos harrojmë se është ende shumë i ri”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: