Suedia ka ndjekur shembullin e Spanjës dhe pasi kanë rezultuar dy futbollistë të prekur me COVID (Svanberg dhe Kulusevski), trajneri Anderson ka vendosur që të grumbullojë disa lojtarë dhe të stërviten në mënyrë paralele.

Mes tyre është edhe veterani i Milanit, Zlatan Ibrahimovic. Ai do të stërvitet për të pritur ndonjë ftesë të mundshme deri në ditën përpara debutimit në Europian.

Mirëpo, trajneri nuk është shumë optimist për gjendjen e tij. “Ibra nuk duket se po rikuperohet ashtu siç duhet. Ne e kemi marrë për ta parë situatën e tij dhe për të qenë gati në çdo moment. Nuk mund të them asgjë më tepër”, – ishin fjalët e trajnerit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb