E ardhmja e Milan nis nga Zlatan Ibrahimovic. Deri pak javësh shumë larg, tashmë klubi kuqezi dhe sulmuesi suedez kanë ndryshuar qasje dhe pritet të zgjasin bashkëpunimin edhe për sezonin e ardhshëm. Lajmi bëhet i ditur nga “La Gazzetta Dello Sport”. Sipas saj, Milan kërkon të rinovojë kontratën me Ibrahimovic dhe ky plan është në krye të listës së Ivan Gazidis. Administratori i deleguar i klubit kuqezi do të takohet me sulmuesin menjëherë sapo ai të kthehet në Milano, por mediat italiane flasin me optimizëm sa i përket arritjes së marrëveshjes.

Maldini
Maldini

Kjo pasi vetë Ibrahimovic është gati të qëndrojë, por ka si kusht një projekt ambicioz nga ana e klubit. I ndryshëm është diskutimi për Paolo Maldinin. Raportet e ish-kapitenit, tani në rolin e drejtorit sportiv, me drejtuesit e Milan janë prishur pas largimit të Zvonimir Boban. Ashtu si për Ibrahimovic, Gazidis kërkon që Maldini të vazhdojë punën, por legjenda kuqezi nuk është i bindur. Vendimtare në të ardhmen e tij do të jetë edhe emri i trajnerit, ku Stefano Pioli ka rritur kuotat, por gjithsesi nuk ka të sigurt vendin në pankinë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb