Sulmuesi Zlatan Ibrahimoviç nuk di të ndalet teksa me rikthimin në fushë për 90 minuta të plota me Milan i ka dhënë fitoren kuqezinjve në transfertën e Cagliari.

Suedezi i cili këtë vit mbush plot 40 vjeç shënoi dy herë, në fillim nga pika e bardhë e penalltisë dhe më pas në pjesën e dytë duke shfrytëzuar një përgjumje të mbrojtjes.

Dy golat e Ibrahimoviç i shërbejnë Milanit të dalë sërish i vetëm në krye të renditjes me 43 pikë, teksa Inter frymëzuar nga fitorja e fundit me Juventus ndjek me 40 pikë. Këtë vit duket se ‘lufta’ për Scudetton do jetë mes Milanos.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb