Kur Milani vendosi t’i besojë sërish Zlatan Ibrahimovic, të shumë ishin ata që dyshonin. Më shumë se dy muaj jashtë fushe dhe në një moshë 38-vjeçare, të dhënat nuk ishin në favor të sulmuesit suedez. Por kanë mjaftuar vetëm dy ndeshje, që Zlatan të “shkelmojë” të gjithë skepticizmin që rrethonte rikthimin e tij me ngjyrat kuqezi.

Ai gjeti golin e parë në fitoren 2-0 kundër Cagliari, ndërsa me atë në fushë Milan ka nisur të reagojë. Jo vetëm kaq, pasi edhe numrat janë në krah të Ibrahimovic. Të dhënat zyrtare të Ligës së Futbollit tregojnë se në sfidën e së shtunës, suedezi ishte lojtari I dytë më I shpejtë për Milanin. I pari ishte Davide Calabria, por mbrojtësi është 15 vjet më i ri. Nëse vazhojmë më tej me numrat.

Ibrahimovic
Ibrahimovic

Impresionuese për një futbollist 38-vjeçar janë të dhënat për lëvizjen në fushë të sulmuesit, që përshkoi 9.7 kilometra. Të gjithë mund të suprizohen, por jo Zlatan Ibrahimovic, që nuk ka dyshuar asnjëherë në formën e tij. Ibra nuk është nga ata që kënaqet me pak. Ai jeton me sfida dhe nëse nuk do të ndjehej protagonist, atëherë do të kishte varur me kohë këpucët në gozhdë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: