Mauro Icardi, sulmuesi i Inter, ka fituar çmimin e golit të javës në Champions League.

Argjentinasi ka marrë numrin më të madh të votave dhe ka lënë mbrapa yllin e ri të Real Madrid, Mariano Diaz, i cili ka zënën vendin e katërt, Ousmane Dembele (Barcelona), që është pozicionuar në vendin e tretë dhe Renato Sanches (Bayern Munich), i cili ka zënë vendin e dytë.

Goli i realizuar nga Icardi kundër Tottenham, të martën e kaluar, i ka hapur rrugën përmbysjes së madhe të Inter, që ka marrë tri pikët e para në Grupin B.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb