Interi ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Spal me rezultatin 2-1 në kuadër të javës së 8 në Serie A. Kjo është fitorja e katërt radhazi e skuadrës së Luciano Spallettit në Serie A. Golin e parë për Interin e shënoi Mauro Icardi në minutën e 14’ me kokë nga afërsia e zonës.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, ndërsa në të dytën u shënuan edhe dy gola të tjerë. Ish-sulmuesi i Milanit, Alberto Paloschi e shëno golin e barazimit në minutën e 72-të por Icardi pas 6 minutave  shënoi golin e tij të dytë personal, kështu duke i siguruar skuadrës së tij një fitore mjaft të rëndësishme.

Me këtë fitore Interi ngritët në vendin e tretë të tabelës me 16 pikë, kurse Spal në vendin e 14-të me 9 pikë. Në ndeshjen e radhës, Interi e pret në shtëpi Milanin në Derby della Madonnina, ndërsa SPAL-i udhëton te Roma.

 

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb