Në Paris, vitet e fundit janë ndryshuar shumë trajnerë, por asnjë prej tyre nuk e ka pasur Mauro Icardi pikë referimi, prej kohësh sulmuesi argjentinas e ka humbur statusin si titullar. Me këtë status e ka të vështirë të përshtatet edhe vetë Icardi i cili ka vendosur të largohet nga Franca.

Sipas L’Equipe, përtej dëshirës, ofertat për Icardin mungojnë, vetëm Monza për momentin është një pistë konkrete. I shtyrë shumë nga dëshira për tu rikthyer në Serie A, Icardi mund të pranojë ofertën e Gallianit për tu transferuar në ekipin e Berlusconit.

Në këtë pikë një rol përcaktues pritet të ketë edhe vetë PSG me francezët që janë të gatshëm të paguajnë pjesën më të madhe të pagës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: