Në Itali diskutimi nuk ndryshon, prioritet për momentin është lufta kundër Covid-19, më pas për tu rikthyer në fushë, kur jeta e lojtarëve dhe tifozëve të jetë e sigurt. Sigurisht që në këtë kohë pandemie, klubet kanë më shumë mundësi të reflektojnë për të ardhmen. E sigurt është se kur të flitet për futboll dhe për merkato, emri i Mauro Icardit do të jetë prezent. Sulmuesi argjentinas, i dhënë në huazim tek PSG deri në fund të sezonit, është shumë larg arritjes së një marrëveshje të re me klubin francez, në këto kushte, në fund të sezonit do të rikthehet sërish tek Inter por vetëm përkohësisht pasi është e qartë që në ekipin e Contes nuk ka vend për të.

Icardi
Icardi

Dëshira e Icardit është të vesh fanellën e Juventus por dhe në këtë rast kjo tratative nuk është aspak e lehtë. “Zonja e Vjetër” duhet të punoj shumë për të bindur Inter, ziklatërit nuk dëshirojnë të përforcojnë një rival direkt. Plani i bardhezinjve është të joshin Inter me Juan Cuadrado, një futbollist që pëlqehet shumë nga Conte. Ashtu si verën e shkuar kur Icardi u transferua në Paris vetëm në momentet e fundit, edhe këtë verë, apo kur do që të hapet merkato, pasi kjo është në dorë të coronavirus, emri i Maruo Icardi do të lakohet gjatë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: