Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi ka mohuar të gjitha zërat që kanë qarkulluar kohët e fundit për një largim të mundshëm nga kjo skuadër. Mediat italiane pohuan se argjentinasi së fundmi ka pasur kontakte me kampionatin anglez.

“Eshtë e njëjta histori që përsëritet çdo vit. Në çdo sezon lexoj nëpër gazeta për largimet e mia. Por, jam i lumtur këtu. Unë kënaqem duke qenë kapiten i Interit, duke qenë sulmuesi i ekipit dhe duke shënuar”, është shprehur Icardi.

Ndër të tjera ai theksoi se: “Natyrisht, unë dua që të fitoj trofe, por dua që ta bëj këtu te Interi. Vitin e ardhshëm unë do të luftoj për titullin në Serie A dhe kualifikim në Ligën e Kampionëve”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: