Milan, Barcelona dhe Lazio, tre ndeshje të cilat mund të jenë shumë përcaktuese për të fatet e sezonit të Interit. E tashmja për Interin dhe për kapitenin Icardi është Milan: “Derbi është ndeshja më e ndjerë për tifozët, duhet fituar për të jetuar javën pasardhëse sikur të jesh mbi re. Ata janë një skuadër e fortë, nëse do të kisha mundësi ti hiqja një lojtarë padiskutim ai është Higuanin, një sulmues që i ka munguar, një që gjithnjë ka shënuar shumë gola”.

Pas Milanit, zikaltërit i pret Barcelona, por kalanderi nuk është problem për Icardin: “Jemi një skuadër e fortë dhe jemi të vetëdijshëm që mund ti bëjmë keq, edhe në “Camp Nou”. Në fund Icardi u ndal tek e ardhmja: “Jam i lumtur që ndodhem këtu. Ka pasur kontakte me disa klube të rëndësishme por vendosa të qëndrojë këtu edhe për të mirën e familjes time. Këtu është shtëpia ime, nuk mund të largohesha. E kisha ëndërr të luaja në Champions dhe ia arrita, tani shpresojë të ngrejë lart një trofe të rëndësishëm”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb