Mauro Icardi dëshiron të rikthehet në Itali dhe Juventus është destinacioni i tij i preferuar. Ky nuk është një lajm i ri në fakt, pasi Icardi gjithnjë ka qenë i interesuar për të vesh fanellën bardhezi, madje edhe gjatë kohës kur luante për Inter. Në Paris nuk arriti kurrë të linte gjurmë për këtë arsye kërkon të rikthehet sërish në Serie A. Roma gjithashtu është e interesuar për shërbimet e sulmuesit argjentinas por në mendjen tij ekziston vetëm Juventus. Kjo mbetet një tratative e vështirë por sigurisht jo e pamundur. E ardhmja e Icardi është e lidhur ngushtë me atë të dy yjeve të tjerë, Kylian Mbappe dhe C.Ronaldo.

Ronaldo
Ronaldo

Nëse Mbappe largohet nga PSG atëherë klubi francez do të përpiqet të afrojë CR7. Për të arritur tek portugezi, Leonardo është i gatshëm të sakrifikojë Icardi, një lojtarë që përfiton 9 milion euro neto, shifër të cilën vetëm Juve mund ta përballojë, mbi të gjitha nëse largohet Ronaldo. Sipas “Corriere dello Sport”, përfaqësues të Icardi kanë zbarkuar në Torino përpara disa ditësh për të kuptuar nëse Allegri do ta preferonte në skuadër.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb