Mauro Icardi mund të largohet nga PSG në merkaton e verës, për këtë është e bindur e “L’Equipe”. Sipas të përditshmes franceze, sulmuesi argjentinas nuk po arrin të gjejë hapësirat e duhura në kryeqytet, ky sezon ka qenë i gjithi për tu harruar. Icardi vijon të ketë ende admirues, mbi të gjitha në Serie A ku Juve dhe Roma janë të gatshme të plotësojnë kërkesat e tij ekonomike dhe ti ofrojnë një rol si protagonist.

Icardi
Icardi

Me “Zonjën e Vjetër” diskutimi është ndryshe, pasi bardhezinjtë e kanë kërkuar që nga koha kur ishte pjesë e Inter ndërsa në mes mund të përfshihet edhe Dybala për të ulur kostot e transferimit. Jo vetëm Serie A, gjithnjë sipas L’Equipe, Icardi mund të përfundojë edhe në Premier League.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb