Nga e thënë në të bërë, Inter dhe Icardi me në fund pas një luftë të ashpër janë në prag divorci përfundimtar. Sulmuesi argjentinas dhe PSG janë në detajet e fundit për të firmosur një kontratë të re, një kontratë që do ta mbaj të lidhur në Paris deri në vitin 2024. Beteja më e vështirë e Leonardos, drejtorit sportiv të PSG, ishte të binde Inter për të ulur pak pretendimet për ish kapitenin. Në kushtet kur rikthimi i tij në Milano ishte i pamundur, Inter dorëzohet duke pranuar ofertën e Leonardos, 60-65 milion euro plus bonuse, afërisht aq sa ishte dhe çmimi i vendosur në klauzolë në rast transferimi në Paris, 70 milion euro. Ndërkohë nga ana tjetër, klauzola e parë 111 milion euro në rast se largohet jashtë Italisë bie përfundimisht.

Corriere
Corriere

Ndërprerja e kampionatit në Francë i dha më shumë kohë palëve për të diskutuar detajet e fundit të kontratës dhe për të gjetur një kompromis përfundimtar. Firma zyrtare pritet të hidhet brenda këtij muaji ku mbeten për të diskutuar vetëm bonuset e ndryshme. Afrimi zyrtar i Icardit do ti hapte rrugë largimit të Cavanit i cili mbetet një prioritet për klubin zikaltër.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: