Me përfundimin e sezonit, Icardi dhe Ëanda Nara po kalojnë pushimet në Afrikë. Të dy ndajnë shumë imazhe e video në rrjete sociale, nga bimësia e vendit afrikan, por edhe kafshët e shumta që gjenden atje. Sulmuesi i PSG, ka qenë tepër aktiv së fundmi në rrjete sociale dhe ndan me 6 milionë fansat e tij pamjet e pushimeve të bukura në natyrë.

Ndër fotot e publikuara nga bomberi argjentinas, bie në sy, ajo e një grupi zebrash, një sinjal ky jo i vogël për Juventusin. Për tifozët bardhezinj, fotoja e zebrave, e postuar në Instagram nga Icardi, nuk duket pa një mesazh brenda. Në komente, dikush e pyet atë: Zebra si Juventusi? Dikush tjetër reagon në mënyrë edhe më të drejtpërdrejtë: Çfarë po nënkupton, se do të vish te Juve?

Me pak fjalë, një foto e thjeshtë ishte e mjaftueshme për t’i lëshuar njerëzit e Juventusit (të internetit) në komente pa fund. Por merkato është ende në nisje të saj dhe gjithçka mund të ndodhë

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: