Mauro Icardi po përjeton një moment aspak të mirë. Një tradhti e tij, me aktoren e njohur argjentinase Eugenia Suarez, duket se i ka dhënë fund marrëdhënies me Wanda Narën, partneren e tij, me të cilën ka dhe 2 vajza.

Wanda ka qenë aktive në rrjete sociale gjatë gjithë ditës. Fillimisht, duke dhënë një deklaratë të bujshme ku shprehej: “Edhe një familje tjetër, që shkatërrove për një k***ë”. E po ashtu, nëpërmjet disa fotosh të tjera, ajo konfirmonte se po largohej nga Parisi. Kjo në fakt gjeti konfirmim edhe nga mediat në Francë, të cilat thanë se Icardi nuk e ka përjetuar aspak mirë këtë ndarje, madje nuk është paraqitur as në stërvitjen e ditës së sotme për klubin e tij të PSG. Megjithatë, pak minuta më parë sulmuesi ka publikuar një foto ku shihet i mbështetur në krah të Wandës.

Vendndodhja e fotos është në Milano, por nuk dihet nëse ajo është shkrepur më herët apo është e kohëve të fundit. Po ashtu, Icardi ka publikuar në “Instagram” një foto të tijën me modelen, e më pas, atë me fëmijët, duke shkruar përbri saj: “Gëzuar festën e mamasë”.

Vlen të përmendet se dyshja konsiderohej si ata të famshëm që kishin një marrëdhënie të shëndoshë. Ata shiheshin tepër të lumtur në krahët e njëri-tjetrit dhe shpesh publikonin foto nga pushimet apo koha që shpenzonin së bashku.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb