Mauro Icardi ka treguar disa detaje në lidhje me refuzimin e një oferte të Real Madridit për ta vazhduar karrierën te Interi. Sulmuesi argjentinas ishte golashënuesi më i mirë i edicionit të kaluar në Serie A (22 gola, po aq sa shënoi edhe Luca Toni), prandaj joshi interesimin e shumë klubeve.

“Është e vërtetë që Real Madridi më ka kërkuar”, u ka thënë ai gazetarëve, para ndeshjes miqësore ndaj Los Blancos (në kuadër të “International Champions Cup”) që zhvillohet të hënën.

“Mirëpo, unë kërkova të qëndroj te Interi dhe qëllimi im ishte të qëndroja këtu. E dija se këtë vit do të kishim skuadër të shkëlqyer. Tani po zhvillohemi, prandaj shpresojmë të luajmë mirë dhe të kthehemi në Evropë”, ka shtuar Icardi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: