Funksioni shumë i promovuar i patentës së shoferit dixhitale të Apple do të vijë në fillim të vitit 2022.

E reklamuar në muajin shtator, skema do të lejojë banorët në tetë shtete të SHBA-së të ruajnë ID-të e shtetit dhe patentat e shoferit brenda aplikacionit Apple Wallet në iPhone-in e tyre.

Vonesa vjen pas njoftimit të Apple se po kërkonte “kontroll të vetëm” mbi mënyrën se si shtetet e përdorën funksionin. Raportet kanë deklaruar se veçoria e re do të ketë një kosto për tatimpaguesit, raporton bbc.

Arizona dhe Georgia do të prezantojnë sistemin fillimisht, me Connecticut, Iowa, Kentucky, Maryland, Oklahoma dhe Utah gjithashtu të regjistruar.

Apple ka thënë se është në diskutime me shtete të tjera të SHBA-së – siç thuhet duke përfshirë Floridën – pasi punon për të ofruar funksionin, të shpallur në një prezantim në qershor, në mbarë vendin në të ardhmen.

Disa përdorues kishin shprehur shqetësime për privatësinë në lidhje me dorëzimin e telefonave inteligjentë tek policia ose zyrtarët e sigurisë.

Dhe Apple tani thotë se përdoruesit nuk kanë nevojë të zhbllokojnë ose të dorëzojnë telefonat e tyre që sistemi të funksionojë për sigurinë e aeroportit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: