Avokati Idajet Beqiri, pasi rrëfeu se si e fitoi betejën me Covid 19, tregoi në studion e emisionit “Kjo Javë” në News 24 edhe bisedat me mjekët, duke u shprehur se ishte i bindur që Covid nuk do ta zinte më.

Ai po ashtu tregoi edhe një situatë me një kolege në Durrës, e cila nuk e kishte besuar kur avokati i kishte treguar situatën e rëndë ku ndodhej.

Idajet Beqiri: Unë kam folur me mjekët por edhe kam lexuar në fakt. Edhe nga pandemitë e tjera shkencërisht thuhet se këto viruse nuk përsëriten më kurrë, sidomos kur t’i bën mjekimin e plotë. Në këtë rast kur mushkritë dalin të pastra ti pastaj ke fituar imunitet. Në këtë aspekt e konsideroj veten të fituar se kam fituar super imunitet.

Thonë që Covid lë një pasojë, ju çfarë ndjeni?

Idajet Beqiri: Ndjej që s’kam shumë forcë, kam një lloj plogështie dhe lodhje akoma. Më erdhi keq nga një kolege në Durrës që tha: He mo se këta bëjnë për spektakël. I thashë vetëm një ditë ta provosh, pastaj do pendohesh.

Si e shihni jetën tani?

Idajet Beqiri: Më duket sikur kam një jetë të dytë, më la Zoti të jetoj sërish!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: