TIRANE

Arti të jep mundësinë për të dalë nga çdo kufizim. Anila Hetoja, dizenjuese e piktore ka përcjellë sot frymën optimiste për të dalë sa më parë nga gjendja e karantinës. Shpresëplotë për ditë më të mira, Hetoja i gëzohet ngjyrave e pasionit që natyra të fal. Me lajmin e mirë se shumë shpejt ajo do prezantojë ekspozitën e saj personale referuar gjallërisë e ngacmimit që të nxit natyra.

Në lidhjen direkte me Skype në “News 24” në “Vila 24” moderuar nga Androniki Kolka, Hetoja thotë se adhuron diellin të cilin e përjetëson shpesh në telajo. Më prag të festës së Pashkëve ortodokëse, Hetoja dëshiron të japë sugjerime si mund të dekorohen vezët, një element që krijon atmosferë të këndshme kudo. Një mendim simpatik është vizatimi i një vezë si një zog pule. Ngjyrat janë të gëzueshme, por edhe argëtuese. Në vezë që ngjan si zog i vogël realizohet shumë thjeshtë, mjafton të kesh dëshirën dhe të duash të kombinosh bukur ngjyrat. Po ashtu ajo përdor edhe gjethet e ndryshme si model duke ngjyrosur mbi to, ku më pas mbeten mbi vezë dizajne origjinale e krejt të veçanta. Një aspekt tjetër i dashur për familjen Hetoja është edhe gatimi.

Sipas Anilës secili në familje ka detyrën e vet, por në gatim ajo është më shpesh me vajzat, Arnela dhe Ardea, madje me humor tregon se e madhja e mëson të gatuajë ëmbëlsira, pasi mesa duket nuk janë edhe aq shumë specialiteti i saj. Arredimi si dashuria e madhe e Anilës, profesioni i saj i jetës, e nxit për të patur gjithmonë një motiv për frymëzim. Në këtë stinë dhe kohë të vështirë karantine, Hetoja sugjeron për zbukurimin e ambienteve sa me shumë lule.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb