Projekti i diskutueshëm që shpreson të përmbysë UEFA -n dhe t’i japë një formë të re futbollit evropian ka gjetur një mbështetës tjetër, këtë herë në personin e presidentit të Real Valladolid!
I ftuar për të mbajtur një qëndrim mbi luftën që është hapur mes dy fronteve, Ronaldo la mënjanë përgjigjet diplomatike dhe ishte qartë në favor të Realit, Barcelonës dhe Juventusit që ende parashikojnë realizimin e ngjarjes.

“Më duhet të pranoj se ESL nuk është një ide aq e keqe. Tifozët gjithmonë duan të shikojnë ndeshjet midis ekipeve kryesore. Ata duan të shikojnë Realin kundër Interit ose Milanit dhe Cityn kundër Parisit,” tha braziliani për Athletic.

Sidoqoftë, kjo nuk është hera e parë që Ronaldo është në favor të një projekti novator në futbollin modern, pasi në të kaluarën ai ka mbështetur fuqishëm reformat që FIFA po përgatit për të mbajtur Kupën e Botës çdo dy vjet.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb