Ministria e Shëndetësisë në Kosovë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 46 raste të reja me koronavirus nga 1, 519 teste të kryera.

Sipas autoriteteve shëndetësore në 24 orë një pacient ka humbur jetën.

Ndërsa në total numri i rasteve aktive ka arritur në 1, 136.

06 Mars: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 190 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.815.707 doza të vaksinës.

Deri më sot 817.253 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 98.150 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 1.519 testime, 46 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 187 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.371

Në total numri i rasteve aktive është 1.136.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb