Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bën me dije se janë identifikuar 460 raste të reja me koronavirusi nga 2, 424 teste të realizuara.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 7 qytetarë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 543 pacientë janë shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë janë shënuar 7, 581 viktima dhe 215, 585 janë diagnostikuar me Covid.

Ndërkaq numri i rasteve aktive është 8, 001.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb