Shifra në rritje të rasteve me COVID-19 vijnë nga Zvicra, Mësohet se 94 persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit.

Po ashtu mësohet nga autoriteti shëndetësor zviceran (BAG) se në këto 24 orë janë testuar 31.659 persona dhe prej tyre 6924 kanë rezultuar pozitivë. Ndërkohë, 280 persona janë shtruar në spital.

Shifra e të infektuarve është më e ulët për dallim nga një ditë më parë, kur u regjistruan 8270 raste të reja. Ndërkohë e të vdekurve është rritur. Të mërkurën u raportuan 86 raste të vdekjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: