Ministria e Shëndetësisë në Greqi, bën me dije se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 8223 raste të reja me COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të prekurve arrin në 3, 224, 479 të infektuar, prej të cilëve 49,0 % e tyre janë burra.

Autoritetet shëndetësore bënë me dije se 77 pacientë humbën jetën në 24 orë, ndërsa që nga fillimi i pandemisë u regjistruan 28, 488 viktima, ku 95,5 % e tyre kishin sëmundje shoqërore.

Sakaq raportohet se numri i pacientë në intubim ka arritur në 329 qytetarë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: