Duket se numri i rasteve të reja me koronavirus në Britani është në rënie.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 109, 133 të prekur, duke shënuar një rënie krahasuar me një ditë më parë ku u identifikuan 129 mijë të infektuar.

Gjithashtu sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë humbur jetën 335 pacientë.

Kreu i studimit Zoe Covid, Tim Spector bazuar në të dhënat e mbledhura nga qendra e tij tha se vala e Omicron ka arritur kulmin dhe se vendi ndodhet në një periudhë të vështirë të pandemisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: