Ministria e Shëndetësisë në Greqi ka publikuar të dhënat e fundit për situatën epidemiologjike në vend.

Gjatë 24 orëve janë identifikuar 17, 409 të infektuar me koronavirus. Numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 1, 830, 263 qytetarë, prej të cilëve 49,8% e tyre ishin meshkuj.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se 98 pacientë kanë humbur jetën.

Që nga fillimi i pandemisë janë shënuar 22, 852 viktima, 95.0% kishin sëmundje shoqëruese.

Ndërkaq numri i pacientëve të intubuar ka arritur në 525 qytetarë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb