Situata epidemiologjike në Itali vijon të mbetet ende shqetësuese. Përhapja e Omicron ka nxitur edhe rritjen e infektimeve.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 179, 106 raste të reja nga 1, 117, 553 teste të kryera.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Itali, janë regjistruar 373 viktima.

Ndërsa norma e pozitivitetit është në rënie, e regjistruar 16 % nga 17 % që ishte një ditë më parë.

Sa i përket fushatës së vaksinimit, në total dozat e administruara kapin shifrat rreth 123 milionë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: