Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë konfirmuar 2272 raste të reja me koronavirus.

Autoritetet shëndetësore njoftuan se 54 pacientë kanë humbur jetën. Ndërkohë 199 pacientë ndodhen në terapi intensive.

Përhapja e variantit Omicron të koronavirusit, ka sjellë reagim të mjekëve të cilët kërkojnë vendosje të masave të rrepta epidemiologjike.

Epidemiologët bëjnë thirrje që të mos neglizhohet  shfaqja e këtij mutacioni të ri.

“Situata epidemiologjike është e qetë për momentin, por duhet të jemi të kujdesshëm sepse çdo gjë mund të shkojë keq për shkak të përhapjes së mutacioni të ri që tashmë është përhapur në Evropë”, janë shprehur mjekët në Serbi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: