Italia ka raportuar 8, 544 raste të reja me koronavirus nga 540, 371 tamponë të realizuar.

Autoritetet shëndetësore italiane bëjnë me dije se 53 pacientë kanë humbur jetën.

Ndërkohë indeksi i pozitiviteti ka shënuar vlerën 1,6% duke rënë me 0.1%.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë aktualisht 115, 112 persona janë aktivë .

Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 4, 852, 496 infektime, ndërsa 132, 739 persona kanë humbur jetën.

Ndërkohë gjithsej janë administruar 91, 901, 997 doza të vaksinës kundër COVID-19.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb