LEZHË- Aldi Lleshaj është autori i grabitjes së ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 9:20 në Kryqëzimin e Arbërisë në Lëzhë. 20-vjeçari Lleshaj, banues në Kurbin grabiti një automjet “Porsche” sot nën kërcënimin e armës dhe më pas qëlloi në drejtim të policisë duke plagosur në kokë një efektiv policie.

Ka zgjatur rreth 2 orë arratia e tij dhe më pas Policia e Lezhës, në bashkëpunim me RENEA-n dhe FNSH-të kanë arritur ta plagosin dhe ndalojnë autorin, i cili është dërguar në spital.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: