DURRËS- Mbrëmjen e djeshme një kalimtar që tentonte të trafik-ndarësen në autostradën Tiranë Durrës, u përplas për vdekje nga një makinë që drejtohej nga një vajzë e re, por sot policia e Durrësit ka mundur të identifikojë viktimën.

Viktima është një 75-vjeçar me iniciale R.H. 75 vjeç, banues në Durrës dhe jo një 40-vjeçar sic u deklarua mbrëmë. Burimet nga policia e Durrësit thonë se kanë arrestuar edhe drejtuesen e mjetit “Volzvagen CADDY”, Tesi Hysi, e cila pas aksidentit të mbrëmshëm pasoi një tronditje të madhe dhe u shtrua në spitalin e Durrësit.

DEKLARATA E POLICISE
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasen:

• Tesi Hysi, 23 vjeçe, banuese në Durrës.

Më datë 02.12.2016, rreth orës 18:40, në autostradën Titanë – Durrës, duke drejtuar mjetin tip Volzvagen CADDY me targa DR 5189 E, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin këmbësor R.H. 75 vjeç, banues në Durrës.

Viktima ka qenë duke kaluar trafik-ndarësen në momentin që ka ndodhur aksidenti.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”parashikuar në nenin 290/3 të Kodit Penal.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: