Një variant i ri i koronavirusit është identifikuar në Francë. Rasti në zbuluar në Bannalec të Francës, e cila është një komunë me 5600 banorë në rajonin e Bretagna-s.

Gazeta ‘Le Télégramme’ shkruan se autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 24 raste; 18 nxënës dhe 6 të rritur në kontakt me ta, të cilët janë infektuar në shkollën Mona Ozouf.

Rastet e para janë zbuluar më 15 tetor, por bëhet fjalë për një variant të ndryshëm nga ato në qarkullim saqë u desh shumë kohë për ta identifikuar. Pas rasteve pozitive, në shkollën Mona Ozouf fillimisht janë mbyllur dy nga 12 klasat, pasuar nga dy të tjera dhe tre të tjera në ditët në vijim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb